Transforming
our World

Komente të pjesëmarrësve

    "Jam tepër i emocionuar prej informacionit që mora. Bisedat me konsulentët më ndihmuan të gjej drejtimin e jetës sime. Programi dhe folësit më sfiduan të jetoj një stil jete misionare.” (Pjesëmarrës)

    “U ndez tek unë një zjarr për misionet dhe zbulova se si shkoj në mision. Pata një takim vërtetë personal me Perëndinë.” (Pjesëmarrës)

    “Nuk kam përjetuar asnjëherë kaq shumë dashuri si në atë vend!” (Pjesëmarrës)

    “Më pëlqeu shumë atmosfera e krijuar, se si njerëz nga vende të ndryshme mund të bashkohen për të vetmin qëllim: të lavdërojnë Perëndinë dhe të jetojnë për Të.” (Pjesëmarrës)

    “Mission-Net i kapërceu pritshmëritë e mia. Kështu ndodh gjithmonë kur e merr drejtimin Perëndia.

    U ndieva shumë mirë që ndonëse flisnim gjuhë të ndryshme ne ishim përsëri në unitet.” (Pjesëmarrës)

    “Njerëzit ndien prekjen e Jezusit, dhe një pasioni i ri u ndez brenda tyre.” (Folës)

    “Mënyra se si ishte organizuar Mission-Net ishte tepër krijuese dhe e larmishme. Misioni u prezantua në mënyrën më të plotë të mundshme. Për shumë njerëz përjetimi ishte shumë personal.” (Pjesëmarrës)

    “E vlerësova shumë faktin që kishte njerëz të cilët u lutën me mua.(Pjesëmarrës)

    “Unë bëra shumë miq të rinj në familjen time biblike dhe pata mundësinë të fitoja forca të reja.” (Pjesëmarrës)

    “Mission-Net i tejkaloi pritshmëritë e mia për numrin e madh të rrjeteve të krishtera, të përfshira në organizim. Po kështu më sfiduan miqësitë e reja që krijova, folësit po ashtu pata një rritje në besim, në aspekte të ndryshme personale dhe organizative.” (Folës)

    “Në fillim kur shkova kisha një koncept krejt të gabuar për fushën e misioneve, por Perëndia më tregoi se lagja  ime është fusha e misionit. Po kështu më vendosi një dëshirë në zemër që t’i tregoj ungjillin miqve të mi.” (Pjesëmarrës)

    "U ktheva në shtëpi plot për plot me energji dhe i gatshëm të jap gjithçka për Perëndinë.”(Pjesëmarrës)

    Unë kuptova se misioni është një detyrë e rëndësishme për çdo të krishterë dhe kjo mund të bëhet në mënyra të pafundme. Perëndia ynë jo vetëm që është i plotfuqishëm por edhe shumë krijues.” (Pjesëmarrës)

    “Koha e ndarjes ishte fantastike. Mësova shumë edhe nga përvoja e të tjerëve. Intervistat ishin tepër inkurajuese.” (Pjesëmarrës)

    “E vlerësova shumë ekuilibrin në kongres.” (Folës)

    “Unë mendoj se pas kësaj fillova të mendoj globalisht dhe të interesohem edhe për kombet e tjera, tani që di më shumë për to.” (Pjesëmarrës)

    “Si rezultat i Mission-Net unë do të lidhem me të krishterë nga qyteti ku vij, për tu lutur së bashku për qytetin tonë. Unë do të mbështes me lutje, financa dhe kartolina të krishterët e përndjekur…” (Pjesëmarrës)

    “Teksa pashë kabinat e shumta të përkthimit dhe personalitetet e mëdha në sallonin e shfaqjeve mu zgjerua botëkuptimi ynë për mënyrat e ndryshme se si mund t’i shërbejmë Perëndisë në misione.” (Pjesëmarrës)

    “U befasova me  të vërtetë për kontaktet e mira që krijuam me pjesëmarrësit dhe të ftuarit e ditës.” (Folës)

    “Unë kuptova se nuk dua të pres derisa të kem kohën e duhur për të qenë misionar, por mund të filloj që tani, duke marrë pjesë në projekte afatshkurtra ungjillëzimi.” (Pjesëmarrës)