Një ditë në Mission-Net
Çdo ditë do të kemi studime Biblike, grupe familjare, seminare, dhe sesione të mbrëmjes. Në kohën në mes të këtyre ngjarjeve do të keni mundësi të vizitoni Tregun Botëror dhe të informoheni me mundësitë e ndryshme të përfshirjes në mision, ose mund t’i eksploroni tendat e kombeve të ndryshme pjesëmarrëse në Fshatin Global. Në kohën e lirë mund të shfletoni nëpër librari, të pini një gotë kafe me një mik apo të bisedoni me dikë për jetën dhe gjithçka që po ndodh rreth jush.
Në natën e Vitit të Ri do të kemi një natë të veçantë lutjeje dhe adhurimi për ta pritur Vitin e Ri së bashku.
















