Slogani ynë në Mission-Net
Slogani i Mission-Net është ky: Të ndryshojmë botën tonë! Çfarë duam të themi me këtë?
TË NDRYSHOJMË: Ne si të krishterë dëshirojmë të shpalosim fuqinë ndryshuese të Perëndisë, në shoqërinë tonë përmes dëshmisë së besueshme të jetës tonë private dhe publike.
BOTËN: pra fillojmë aty ku jetojmë, por stili i jetës misionare shkon përtej lagjes, vendit, kontinentit tonë dhe arrin deri në skajet e botës.
TONË – nuk bëhet fjalë për individualizëm por për një punë që bëhet së bashku. Teksa e bëjmë këtë, i tregojmë botës unitetin e Trupit të Krishtit.
















